Basha: Jemi në rrethana të jashtëzakonshme, andaj u thirr mbledhja e sotme e Kryesisë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, është deklaruar pas mbledhjes së Kryesisë së Parlamentit.

Ai tha se arsyeja e vetme e mbledhjes së sotme, sipas tij, është për shkak që vendi është në rrethana të jashtëzakonshme,

“Unë kam bërë thirrje sot për kryesinë e Kuvendit. Qëllimi ka qenë për me i hap diskutimet për tri çështje, por edhe disa pika të rendit që kanë mbetur nga legjislatura e kaluar. Fillimisht po iu njoftoj se arsyeja e vetme ka qenë për shkak se jemi në rrethana të jashtëzakonshme, është e vërtetë që asnjëherë në historinë e Republikës nuk ka ndodh pa votimin e Qeverisë, por meqenëse në ditën e diel nuk u votua qeveria, atëherë unë marr parasysh disa çështje urgjente që i pret vendi, unë kam dashur të thërrasë anëtarët e kryesisë për të sqaruar këto çështje”, u shpreh Basha

Artikuj të tjerë

Back to top button