Kolgeci për aksidentin e djeshëm me fatalitet: Ngasësja mund ta ketë ngatërruar pedalin e gazit me atë të frenimit

Rritja e numrit të aksidenteve në komunikacion është ngritur si një shqetësim i madh në vendin tonë. Pothuajse çdo ditë raportohet për aksidente të shumta dhe në shumicën prej këtyre rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes dhe shkeljes së rregullave.
Vetëm gjatë ditës së djeshme, Policia ka raportuar për 51 aksidente në trafik, njëri prej të cilëve ka qenë me fatalitet.
Një veturë dyshohet se e ka goditur një këmbësor në rrugën ‘Agim Ramadani’ dhe për pasojë, 26-vjeçari Shkumbin Hebibaj, ka vdekur.
Shoferja e dyshuar është ndaluar, ndërkohë që për rastin ka dhënë një njoftim edhe sot Policia e Kosovës.
Rr. Agim Ramadani, Prishtinë 26.02.2024 – 12:50. E dyshuara femër kosovare duke e drejtuar veturën e saj ka goditur këmbësorin mashkull kosovar, i cili si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Ndërsa me vendim të prokurorit e dyshuara është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, kurse trupi i pa jetë është dërguar për obduksion në IML-Prishtinë. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.
Ai tha se nga përvoja si ekspert i komunikacionit, dyshimet dërgojnë në dy veprime të ngasës në fjalë.
“Lëvizja e veturës me shpejtësi të lartë me qellim që të arrij në kryqëzim dhe ta kaloj kryqëzimin në fund të fazës së gjelbër dhe në fazën e verdhe (meqenëse ky kryqëzim rregullohet me sinjalizim ndriçues/semaforë), e që ngasësja në momentet e fundit mund të ketë pasë pasiguri për veprimet e saj si rrjedhojë mund të ketë humbur kontrollin mbi veturën dhe mund të ketë ndërmarrë veprime të pa vlerësuara mirë dhe veprime të pa sigurta që si pasojë ka ardhur deri tek vdekja aksidentale e të riut”, tha Kolgeci për Gazeta Metro.