“Vija të kuqe” – Kurti pyetet për koalicionet e VV-së me PDK-në në nivel komunal

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se në Partinë Demokratike të Kosovës ka dallime në mes të qendrës dhe degëve të saj kur është pyetur për koalicionet mes VV-së e PDK-së në nivel komunal.
Sipas Kurtit, në PDK ka hetoregjinitet më të madh sesa që mendohet.
Ai ka thënë se nuk mund të bëhet barazimi midisi orientimit të nivelit nacional të PDK-së dhe degëve të saj në komuna të vogla të Kosovës.
“Përbrenda PDK-së ka hetoregjinitet më të madh sesa që mendohet dhe kjo është shprehur në disa komuna, njëra prej tyre është Komuna e Dragashit. Ne atje kemi bërë dakordim për shkak se jemi të interesuar për ndryshim, por nuk mund ta bëjmë barazinë midis orientimit të nivelit nacional që ka ajo parti dhe degëve të veçanta. Kjo parti ka hetoregjinitet më të madh që e ka pasur ndonjëherë”, ka thënë Kurti.
Kryeministri në detyrë kishte vendosur ‘vija të kuqe’ për Partinë Demokratike të Kosovës, megjithatë partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, ka arritur koalicione me PDK-në për Dragashin.


