BallinaLajmePolitikë

Abdixhiku: LDK dhe kryeqyteti kanë rigjetur veten, ta forcojmë lidhjen në gjithë vendin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka takuar 5 degët e partisë së tij në Prishtinë. 

“Prishtina Mblidhet! Pesë degë, një rrugë, një qëllim”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook, duke shtuar se Prishtina dhe Lidhja Demokratike kanë rigjetur veten dhe se tani është koha që këtë lidhje ta forcojnë në të gjithë vendin. Në postimin e shoqëruar me disa fotografi ku shihen qindra pjesëmarrës, Abdixhiku ka treguar se ka takuar strukturat udhëheqëse të të 5 degëve.

“U bëmë bashkë si përgjigje ndaj thirrjes për organizim të gjerë partiak; si domosdoshmëri e zgjerimit të aktivitetit në terren në këtë vit të rëndësishëm zgjedhor nacional. Takova Kryesitë e Degëve, Kryetarët e Nëndegëve, Deputetët e Kuvendit të Kosovës me bazë në Kryeqytet”, ka shkruar Abdixhiku. 

Ai tha se mburret me bashkëpunëtorët e partisë së tij, me të cilët është takuar sonte. “Takova një ekip të shkëlqyeshëm, profesionistë të vërtetë, politikanë të pastër e të ndershëm, aktivistë me plot vullnet për të lënë një shenjë. Me të tillë, njeriu mburret të ndajë një rrugëtim bashkë”, ka shkruar Abdixhiku. 

Abdixhiku nu ka lënë pa përmendur edhe kundërshtarët politikë, duke paralajmëruar të gjithë me këtë fjali: “Lidhja është e fortë! Koha jonë po vjen!” “Natyrisht, përbashkimi ynë, rritjet tona, punët e mbara që i bëjmë, na i vënë kundërshtarët përballë. Aty bëhen të gjithë bashkë kundër nesh; sikurse tash, sikurse bëheshin gjithherë. Aty provojnë besimin e votuesve të Kryeqytetit për LDK-në, ta rrëmbejnë në tavolinë. Çfarë s’kuptojnë është se koha e një politike të tillë ka marrë fund! Nuk do t’i lëmë ta bëjnë këtë politikë model në Prishtinë”, ka shkruar Abdixhiku. 

I pari i LDK-së tha se përgjatë vitit 2024, ai me bashkëpunëtorë do të jenë në terren. “Në çdo lagje, në çdo hyrje, në çdo shtëpi të Prishtinës. Të flasim zëshëm, bindshëm, dhe me mburrje se formacioni i vetëm pavarësist në vend, është adresa e vetme e normalitetit dhe zhvillimit”, ka shkruar ai. Abdhixhiku tha se Kosova dhe kosovarët kanë nevojë për zhvillim dhe maturi. 

“Ky vend, s’duhet të jetë peng kolektiv i një çmendurie politike populliste që nxitë vetëm frikë, zymtësi e tension. Ne kemi nevojë për rrugëtim euroatlantik. Kosova ka nevojë për “Rrugën e Re”- programin më ambicioz politik në vend. Në momente kritike politike, aktivizimi ynë politik bëhet domosdoshmëri. Në momente kritike politike, mbështetja për LDK-në është domosdoshmëri”, ka shkruar ai.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button