Lajmërohet nga arratia Mefail Shkodra, i dyshuar për vrasjen në Gjilan 

Janë bërë gati tre muaj që kur Gjilani u trondit nga një vrasje e trefishtë në mes të ditës në qendër të këtij qyteti.

Nga të shtënat me armë zjarri, mbetën të vrarë tre persona dhe një tjetër u plagos.

Si të dyshuar kryesor për këtë ngjarje të rëndë janë: Mefail Shkodra dhe dy djemtë e tij.

Ky i fundit më në fund është bërë i gjallë. Ai përmes një videomesazh ka folur për ngjarjen që çoi në vrasje.

Më poshtë e gjeni videomesazhin ku Mefail Shkodra jep versionin e vet për ngjarjen që përfundoi me vrasjen e tre personave në qendër të Gjilanit.

Artikuj të tjerë

Back to top button