Hoti: Gjasat për Konjufcën mund të ekzistojnë vetëm nëse llogaritet në votat e deputetëve të Listës Serbe

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, i ka reaguar Presidentes Vjosa Osmani, e cila se tha se e ka mandatuar Glauk Konjufcën për ta formuar Qeverinë e re, meqë është bindur se i ka gjasat për ta formuar shumicën e nevojshme.
Hoti ka thënë se Osmani e ka marrë përgjigjen nga partitë se nuk ka gjasa që deputetët e tyre të votojnë asnjë mandatar tjetër, duke shtuar se gjasat mund të ekzistojnë vetëm nëse llogaritet në votat e deputetëve të Listës Serbe.
“E para e shtetit vendimin për mandatarin e ka bazuar në ‘gjasa’. Por, nga takimet me kryetarët e partive politike e ka marrë përgjigjen se nuk ka ‘gjasa’ që deputetët e atyre partive të votojnë asnjë mandatar tjetër. Kështu që, gjasat mund të ekzistojnë vetëm nëse llogaritet në votat e deputetëve të Listës Serbe. Gjasa të tjera nuk ka”, ka shkruar Hoti.


