
Një grua në Pejë ka raportuar në polici se është kanosur përmes telefonit nga ish-bashkëshorti i saj, i cili jeton në Gjermani.
Rasti është raportuar më 24 nëntor, rreth orës 16:00. Sipas njoftimit policor, i dyshuari është mashkull kosovar, ish bashkëshorti i gruas që raportoi rastin.
Lidhur me rastin hetimet po vazhdojnë, ndërsa me vendim të prokurorit, rasti është duke u proceduar procedurë të rregullt.



