Haxhiu: Konjufca e bën qeverinë, nëse deputetët do të ishin të lirë

Albulena Haxhiu, nënkryetare e Kuvendit të Kosovës ka deklaruar se Glauk Konjufca, i mandatuari i dytë do të formojë qeverinë, sipas saj nëse deputetët do të ishin të lirë.
“Mund të sigurohen nëse deputetët do të ishin të lirë nga presionet e kryetarëve të partive”, tha Haxhiu në A2 CNN.
“Konjufca është person unifikues, i dytë më i votuari në vend, dhe propozimi ynë ka ardhur për të shmangur një krizë të re politike. Ne kërkojmë votimin e buxhetit dhe një qeveri të përkohshme, para se vendi të shkojë sërish në zgjedhje”, shtoi ajo.


