Ish-ministrja Dumoshi: E çuditshme pse Skënderaj nuk u përfshi në oranizimin e Epopesë së UÇK-së

Ish-ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, është shprehur e çuditur në lidhje me vendimin për mospërfshirjen e Komunës së Skënderajt dhe organizatave të dala nga lufta në organizimin e festimit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në një intervistë për Info Magazine tëKlan Kosovës, Dumoshi theksoi se “nuk është koha për përçarje sidomos kjo kohë është për bashkim”.
“Kishte me qenë shumë e dhimbshme në këtë 26-vjetor edhe mu në shënimin e Epopesë të UÇK-së të ketë përçarje, nuk është koha për përçarje sidomos kjo kohë është për bashkim. Është e çuditshme se si nuk është Komuna e Skënderajt e përfshirë pasi në atë komunë është ngjarja madhështore, po ashtu edhe veteranët që kanë kontribuar për lirinë e vendit të vet”,deklaroi Dumoshi.