Gjyqtar i ri emërohet në rastin e Thaçit ku akuzohet për pengim të drejtësisë

Pas njoftimit se më 12 nëntor 2025, dosja gjyqësore do i kalojë trupit gjykues për gjykim në rastin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, është caktuar edhe gjyqtari i vetëm për këtë rast.

Sipas vendimit të kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, Ekaterina Trendafilova, gjyqtari i caktuar është Christopher Gosnell, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Gosnell do të jetë gjyqtari i vetëm në këtë rast për shkak se akuzat në këtë rast nuk klasifikohen si krime të rënda.

Artikuj të tjerë

Back to top button