Rama për protestën në Strasburg: Prishtina, kryeqyteti i Kosovës është me ju

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se kryeqyteti i vendit është duke e mbështetur protestën që do të mbahet nesër nga ora 13:00 në Strasburg të Francës, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Specialen e Hagës.

Në një postim në Facebook, Rama ka shkruar se Prishtina është me protestuesit në Francë:

“Në mbështetje të të gjithë shqiptarëve që nesër protestojnë në Strasburg, para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, kundër padrejtësisë ndaj UÇK-së!”, ka thënë Rama.

Protesta në fjalë është organizuar nga kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së.

Artikuj të tjerë

Back to top button