Vetaksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, dyshohet për një të vdekur

Një person dyshohet se ka vdekur në një vetaksident trafiku të ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova” të martën.

Ndërsa një person tjetër ka pësuar lëndime trupore zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:40, ka njoftuar Policia, përkatësisht në drejtimin Prizren-Suharekë.

“Rreth orës 11:40, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë drejtimi Prizren-Suharekë kilometri i 32-të. Në aksident është përfshirë një veturë dhe dyshohet se një person është pa shenja jete dhe një tjetër ka pësuar lëndime”, ka thënë Krasniqi.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button