Transportuesit publikë dhe ata privatë protestojnë me autobusë në Prishtinë, bllokohen rrugët

Punëtorët e Trafikut Urban dhe atij privatë po vazhdojnë protestën edhe ditën e sotme, si shkak i mosmarrjes së pagave.
Por për dallim nga dje, sot punëtorët kanë gjetur një mënyrë tjetër të shprehjes së pakënaqësisë.
Ata kanë zbarkuar me autobusë të linjave para Komunës së Prishtinës,
Me autobusë punëtorët do qarkullojnë edhe nëpër qendër të kryeqytetit.
Në protestën e një dite më parë, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, iu bashkua transportuesve, duke akuzuar Qeverinë për bllokim të buxhetit dhe “sabotazh” ndaj Komunës



