
Në rastin e parë të raportuar më 29.11.2025, rreth orës 19:30 në Prishtinë, një person ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari. Sipas raportit, i dyshuari për shkak të gjendjes shëndetësore me vendim të prokurorit është dërguar për tretman mjekësor në Klinikën e Psikiatrisë, ku edhe është ndaluar për trajtim.
“30.11.2025, rreth orës 20:50 në Prishtinë, një qytetare ka raportuar se ishte “kanosur përmes mesazheve në telefon nga i dyshuari mashkull kosovar”, shkruhet në raport.
Pas konsultimit me prokurorin, ndaj të dyshuarit është iniciuar rast dhe ai është liruar në procedurë të rregullt.
Ndërkaq në dy prej rasteve tjera të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa në një rast është kërkuar trajtim psikiatrik.



