“Nuk e di si do t’ia them Roelit” – me buzën në vaj, Selvija kujton Shpatin

Të dielën që lamë pas, Shpat Kasapi u varros në varrezat e qytetit të Tetovës, pak ditë pasi vdiq nga një sulm në zemër gjatë kohës sa ishte në Itali.

Në ditët kur po mbahet e pamja, bashkëshortja e tij, Selvije Jao e ka kujtuar atë si një njeri me plot virtyte e baba të përkushtuar.

Mes shumë emocionesh, ajo tha se Shpati e deshi dhe e mbështeti shumë, derisa me lot në sy tha se nuk di si do t’ia tregojë djalit se babai i saj nuk është më në këtë botë.

“Shpati ishte baba i mrekullueshëm, artist me shumë virtyte e shumë modest. Një njeri që më ka kompletuar, më ka mbështetur, më ka respektuar dhe më ka dashur. Më ka falur një djalë si drita. Roeli është vetëm 3 vjet e gjysmë dhe ai ende nuk e di se nuk e ka babanë e tij dhe nuk e di se si do rritet me këtë dhe kush do t’i tregojë, por e di që ai është shumë krenar me babanë e tij, e ka dashur shumë Shpati, është përkushtuar deri në frymën e fundit që Roeli të jetë me gjitha të mirat, të rritet me të gjitha virtytet”, tha Selvija.

Kasapi vdiq papritur në moshën 40-vjeçare duke lënë familjen përherë të pikëlluar, por edhe shoqërinë dhe të gjithë ata që e njohën.

Artikuj të tjerë

Back to top button