AGK mbështet thirrjen e sekretarit të EFJ drejtuar Kurtit për gjuhën e Kurteshit ndaj mediave

AGK ka reaguar sot duke mbështetur fuqishëm thirrjen e Sekretarit të Përgjithshëm të Federatës Evropiane të Gazetarëve (EFJ), Ricardo Gutierrez, drejtuar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, pas gjuhës denigruese të përdorur nga anëtari i VV-së në KQZ, Sami Kurteshi.

AGK ka shpërndarë postimin e Gutiérrez-it, i cili i kërkon Kurtit të ndërhyjë menjëherë për të ndalur atë që ai e quan “fushatë shpifëse” ndaj gazetarëve dhe organizatave të tyre.

Në reagimin e tij, Gutiérrez ka dënuar ashpër deklaratat e Kurteshit, i cili e ka quajtur AGK-në “aleancë e grupeve kriminale”, duke thënë se një krahasim i tillë është “i turpshëm, i padenjë dhe krejtësisht i papranueshëm”.

LEXO EDHE:

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button