Shkurte Fejza dhe Gresa Behluli lansojnë këngën “Kosovë e Adem Jasharit”

Dy zërat e fuqishëm të muzikës shqiptare, Shkurte Fejza dhe Gresa Behluli, kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor, një këngë dedikuar komandantit legjendar Adem Jashari. Kënga mban titullin “Kosovë e Adem Jasharit” dhe vjen si një homazh i fuqishëm për figurën historike që shënoi epokën e qëndresës dhe sakrificës për lirinë e vendit, shkruan TandemPress.
Teksti i këngës është shkruar nga artisti i njohur Nikollë Nikprelaj, i cili sjell një përshkrim emocional e të thellë të rrugës së Adem Jasharit dhe simbolikës së tij për Kosovën. Melodia dhe orkestrimi janë punuar nga Meti dhe Dritoni, të cilët kanë krijuar një atmosferë muzikore që i përshtatet fuqisë së mesazhit.
Kënga sjell një ndërthurje të traditës dhe modernitetit, duke ruajtur origjinalitetin e muzikës shqipe, ndërsa zërat e Shkurte Fejzës dhe Gresa Behlulit e ngrejnë emocionin në një nivel të veçantë. Projekti ka nisur të shpërndahet me shpejtësi në rrjetet sociale, duke marrë vëmendje të madhe nga publiku dhe adhuruesit e muzikës patriotike.
“Kosovë e Adem Jasharit” synon të rikujtojë rrugën drejt lirisë dhe rolin e familjes Jashari në historinë e Kosovës, duke mbetur një këngë që pritet të dëgjohet gjerësisht në këtë periudhë të nderimit të figurave kombëtare./TandemPress/



