Gjatë kontrollit rutinë nga Policia, i dyshuari hedh qesen me lëndë nartotike nga dritarja

Një incident i evidentuar mbrëmë në rrugën “Qemajl Stafa” në Prishtinë ka rezultuar me nisjen e një rasti penal për “Posedim të paautorizuar të narkotikëve”, pasi një i ri tentoi të largohej nga provat në momentin kur u ndalua nga patrulla policore.

Rreth orës 19:20, gjatë një pike kontrolli rutinë, njësia patrulluese ka ndalur një veturë BMW, ku ndodheshin tre persona:

E.R, 23 vjeçar, Sh.C, 27 vjeçar, dhe A.C, 24 vjeçar.

Sipas informatave nga strukturat e afërta me hetimin, policët kanë kërkuar dokumentet e identifikimit, E.R dyshohet se ka hedhur një qese nga dritarja, e cila rezultoi të përmbante substancë narkotike të e llojit kokainë.

Të tre personat janë shoqëruar në Stacionin Policor, ku njëri është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, në prani të avokatit mbrojtës.
Burimet konfirmojnë se ai ka pranuar që substanca ishte në pronësi të tij.

Artikuj të tjerë

Back to top button