
Pas eliminimit dëshpërues në Kupën e Italisë, AC Milan do ta kërkojë përgjigjen e duhur kundër Torinos në Serie A.
Torinezët, ku luan edhe shqiptari Kristijan Asllani, vjen nga pesë ndeshje pa fitore dhe aktualisht ka mbrojtjen më të dobët në ligë.
Ndërkaq, “Rossonerët” nuk dinë për humbje në 12 ndeshje.
Me Leaon në qendër të sulmit dhe me Pulisiqin e rikthyer si titullar, objektivi i skuadrës së Massimiliano Allegrit, është i qartë: 3 pikë për ta vazhduar luftën për Scudetton.



