
Është arrestuar një person në Aeroportin “Adem Jashari”, pasi i njëjti dyshohet se e ka marrë veturën me qira dhe nuk e ka kthyer më.
Policia ka bërë të ditur se nga i dyshuari është konfiskuar vetura dhe i është kthyer pronarit, përcjell Klankosova.tv.
“Më 11.12.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se më 21.11.2025 nga viktima mashkull kosovar kishte marr veturën me qera dhe nuk ia kishte kthyer më. Nga i dyshuari është konfiskuar vetura dhe i është kthyer pronarit”, thuhet në raportin 24 orësh.
Pas intervistimit, policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.



