
Anëtarja e Kuvendit Komunal të Fushë Kosovës, Dardane Sogojeva Shala, ka pretenduar sot se një zyrtar i IT-së është larguar me dhunë nga objekti i komunës, akuza të cilat i ka mohuar i pari i kësaj komune, Valon Prebreza.
Sot në Komunën e Fushë Kosovës, zyrtari i IT-së, Zgjim Prebreza, është larguar me forcë nga zyra dhe nga objekti i komunës, pa asnjë vendim zyrtar dhe pa asnjë procedurë ligjore me urdhër të kryetarit Valon Prebreza. Kjo mënyrë e sjelljes ndaj një punëtori publik nuk ka ndodhur as në kohën e Sllobodan Millosheviqit”, ka shkruar në Facebook, Sogojeva Shala.
Ndërkaq, në një prononcim Prebreza e ka mohuar kategorikisht një gjë të tillë.
“Nuk ka shanse teorike me ndodhë kjo, me e largu me forcë”, ka deklaruar Prebreza.



