
Në varrezat e lagjes Dragodan në Prishtinë, familjarë, miq dhe kolegë të shumtë janë mbledhur sot për t’i dhënë lamtumirën e fundit artistit të njohur Shemsi Krasniqi. Ndarja e tij nga jeta ka lënë një zbrazëti të madhe në skenën artistike shqiptare, ku ai shërbeu me dekada me zërin dhe talentin e tij unik.
Në këtë ditë të vështirë, pranë familjes u panë njerëzit më të dashur të të ndjerit. Djali i Shemsedinit ka pritur ngushëllimet e shumta, ndërsa i pranishëm ishte edhe nipi i tij, këngëtari Kastriot Grajçevci, i cili nuk e ka fshehur dhimbjen për humbjen e dajës së tij, një figurë që ishte frymëzim edhe për karrierën e tij muzikore.


Lamtumira e Shemsi Krasniqit bëri bashkë shumë emra të njohur të estradës, të cilët ndanë skenën dhe gëzimet me të për vite me radhë. Mes të pranishmëve u panë reperi Gold AG, i cili ka shprehur gjithmonë respekt të lartë për vlerat e artistit, si dhe këngëtarët Ganimete Abazi e Mahmut Ferati. Artistët u panë tejet të prekur teksa kujtonin mikun dhe kolegun e tyre të çmuar.




