Një person u plagos në Sheshin “Ibrahim Rugova”, i dyshuari në arrati

Një person është plagosur mbrëmjen e së premtes në qendër të Prishtinës.

Policia njoftoi se më 27.12.2025, rreth orës 22:30, në Sheshin “Ibrahim Rugova”, një burrë ka mbetur i plagosur pasi është sulmuar me një mjet të mprehtë.

Sipas raportit 24-orësh, viktima është sulmuar nga një burrë, i cili pas incidentit është larguar nga vendngjarja.

Policia bën të ditur se viktima është dërguar për kujdes mjekësor, ndërsa njësitë policore kanë nisur hetimet dhe janë duke punuar për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit.

Artikuj të tjerë

Back to top button