Sulmohet një infermiere dhe dy punëtorë të sigurimit fizik në Spitalin e Mitrovicës së Jugut

Një infermiere dhe dy punëtorë të sigurimit fizik janë sulmuar gjatë kryerjes së detyrave të tyre të punës në Spitalin Rajonal të Mitrovicës së Jugut.
Në njoftimin e Spitalit potencohet se sulmi ka ndodhur derisa ata po siguronin respektimin e rregullave të hyrjes në repart dhe mospraninë e personave të paautorizuar. “Si pasojë e këtij incidenti, tre punëtorët e Spitalit kanë marrë trajtim emergjent mjekësor”, thuhet në njoftim.
Spitali i Mitrovicës ka dënuar çdo formë të dhunës ndaj stafit shëndetësor dhe punëtorëve të sigurimit fizik si dhe kërkuar nga organet kompetente që rasti të trajtohet në përputhje me ligjin.



