Një i ri vdes në QKUK, ndërsa policia po e heton arsyjen e vdekjes

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, ka ndërruar jetë një 26 vjeçar nga Obiliçi. Ai fillimisht ishte dërguar për trajtim mjekësor në Klinikën Emergjente të QKUK-së,
dhe sipas informatave ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia ishte informuar nga QKUK, se personi kishte ndërruar jetë gjatë trajtimit në spital, ku dyshohet se viktima kishte ardhur në QKUK në gjendje të rëndë.
“Ndërsa nga Policia e Kosovës thuhet se rasti do të hetohet, me qëllim të verifikohet saktë rasti dhe arsyeja e vdekjes”, thuhet në njoftimin e PK.



