Bastisjet në Prizren, raportohet se është arrestuar djali i Nait Hasanit
Art Hasani, djali i Nait Hasanit, dyshohet se është në mesin e të arrestuarve në aksionin e gjerë të Prokurorisë Themelore në Prizren kundër keqpërdorimit të votave.
Hasani është ndaluar të premten me urdhër të Prokurorisë, raporton Sinjali bazuar në burime brenda Prokurorisë.
Hasani dyshohet se ka ushtruar funksionin e komisionerit në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit.



