
Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje në “Rrugën e Pejës” në Fushë Kosovë, ka bërë të ditur policia.
Policia informon, se një person u gjet i lënduar dhe u dërgua në QKUK për tretman mjekësor.
Në njoftim shkruhet:
“Rr e Pejës, Fushë Kosovë 23.01.2026 rreth orës 15:42, raportohet se është gjetur i lënduar viktima mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24-orësh.



