Një grua në Leposaviq arrestohet pasi sulmoi me thikë një fëmijë në lagje i shkakton lëndime me mjet të mprehtë në dorë dhe gjoks, policia jep detaje

Një grua është dërguar në masë të paraburgimit prej një muaji, pasi sot kishte sulmuar një fëmijë të lagjes, derisa ishte në rrugë.

E dyshuara, M.M. (1990), ka mbajtur seancën gjyqësore, ku i është caktuar masa prej 30-ditësh.

“Më datën 01.10.2026, rreth orës 12:20, Stacioni Policor në Leposaviq ka pranuar informatë nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Leposaviq se një fëmijë i moshës 3-vjeçare, i gjinisë mashkullore, ishte sjellë në këtë qendër mjekësore me plagë, të cilat dyshohet se ishin shkaktuar nga një mjet i mprehtë (thikë).

Fëmija ka pësuar plagë në dorë dhe në gjoks. Sipas mjekut kujdestar, fëmija është në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetë” deklaroi policia.

Sipas Policisë së Kosovës, e dyshuara kishte tentuar të sulmojë edhe zyrtarët policorë gjatë arrestimit.

Artikuj të tjerë

Back to top button