Familja Preniqi kërkon ndihmë financiare për mbrojtjen ligjore të Behar Preniqit, i arrestuar në Serbi tash e 6 muaj

Familja Preniqi ka bërë një thirrje publike për ndihmë financiare, duke kërkuar solidaritet nga qytetarët dhe institucionet, për të përballuar shpenzimet e mbrojtjes ligjore të Behar Preniqit, raporton TandemPress.

Sipas familjes, Behar Preniqi ndodhet prej më shumë se gjashtë muajsh në burgjet e Serbisë, i akuzuar padrejtësisht për krime lufte. Ata theksojnë se gjendja financiare e familjes është e rënduar dhe se nuk kanë mundësi të mbulojnë shpenzimet e larta për avokatë dhe shërbime të tjera ligjore.

“Shuma e kërkuar për mbrojtjen ligjore është e papërballueshme për familjen tonë. Për këtë arsye, me respekt dhe shpresë, po u drejtohemi qytetarëve dhe dashamirëve për ndihmë dhe solidaritet”, thuhet në apelin e familjes.

Familja apelon që çdo kontribut, sado i vogël, do të ishte ndihmë e madhe në këtë situatë të vështirë.

Të dhënat për kontribut financiar:

Banka: Raiffeisen Bank

Numri i xhirollogarisë: 1504001010123541

IBAN: XK05 1504 0101 0123 541

SWIFT/BIC: RBKOXKPRXXX

Kërkesa është paraqitur nga Merita Preniqi, motra e Behar Preniqit, në emër të gjithë familjes.

“Nga zemra falënderojmë të gjithë ata që tregojnë humanizëm dhe solidaritet në këto momente të vështira”, përfundon apeli i Familjes Preniqi./TandemPress/

Artikuj të tjerë

Back to top button