FSK shënon avancim në ranglistën botërore, Kosova ngjitet në vendin e 138-të për fuqi ushtarake

Forca e Sigurisë së Kosovës po shënon përparim të vazhdueshëm në aspektin e kapaciteteve mbrojtëse, si rezultat i fazës së tretë dhe përfundimtare të transformimit të saj në ushtri të mirëfilltë, proces i cili ka nisur në vitin 2025 dhe pritet të përfundojë në vitin 2028.
Sipas platformës ndërkombëtare të specializuar për vlerësimin e fuqisë ushtarake, Global Firepower, Kosova këtë vit është renditur në vendin e 138-të nga gjithsej 145 shtete, duke u ngritur për tri pozita krahasuar me vitin e kaluar.
Ky përmirësim lidhet me rritjen graduale të kapaciteteve të FSK-së, përfshirë pajisjen me dronë luftarakë turq Bayraktar, mjete ajrore pa pilot amerikane Puma, si dhe planet për furnizim me helikopterë amerikanë Black Hawk.



