
Një person është arrestuar në Prizren pasi dyshohet se ka shtënë dy herë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër, i cili ka pësuar lëndim të lehtë
Rasti ka ndodhur më 1 tetor 2026, rreth orës 20:30.
Sipas Policisë së Kosovës, viktima ka njoftuar se një person kishte shtënë me pistoletë në drejtim të tij.Pas incidentit, i dyshuari është paraqitur vetë në stacionin policor, ku ka dorëzuar një pistoletë me gjashtë fishekë



