
Trepça ka arritur një tjetër fitore në kuadër të Procredit Superliges, për ta forcuar vendin e parë në renditjen tabelare. Kësaj rradhe ‘viktima’ e Mitrovicasve, ishte Golden Eagle Ylli, të cilën e mposhtën me rezultatin 98-81, për të arritur fitoren e 15-të të sezonit.
Mitrovicasit e dominuan ndeshjen që nga fillimi duke fituar çerekun e parë 26-16. Paraqitjen e mirë ofensive, Trepça e perfeksionoj në çerekun e dytë, duke triumfuar 36-25.
Pjesa e dytë, përkatësishtë çereku i tretë nisi më i balancuar, ku Ylli fitoj ngushtë 17-16, derisa në çerekun katërt po ashtu triumfoj Ylli me rezultatin 23-20.
Për Trepçën më i miri ishte Kenny Hasbrouck me pikë 27 pikë, derisa te Ylli shkëlqeu Scott Bamforth me 20 pikë.



