Një rast po aq i rrallë, i çuditshëm por edhe me rrezik për jetë.
Sipas burimeve të gazetares Arbreshë Uka, se një vajze 14 vjecare i ka depërtuar gjilpëra brenda në trup, në toraks mes zemrës dhe mushkërive.
Nuk dihet se si ka ardhur deri tek kjo situatë, por trupi i huaj është larguar me sukses.
Ajo është operuar para dy ditësh nga kirurgët torakalë, Nazmi Kolgeci dhe Avni Behluli në bashkëpunim me kirurgun e fëmijëve, Salih Grajçevci si dhe anesteziologia Diana Hoxha-Avdyli bashkë me ekipin e instrumentarëve.
Burimet bëjnë me dije se përpjekjet e ekipit për ta gjetur gjilpërën brenda trupit kanë qenë jo të lehta, ku më fund edhe e kanë përdore pajisjen/magnet për ta lokalizuar dhe për ta nxjerrë gjilpërën.
Gjendja e saj është stabile.
Në fakt, një rast i ngjashëm kishte ndodhur edhe në verën e 2024-ës ku një grua e cila merrej me rrobaqepësi aksidentalisht e kishte gëlltitur gjilpërën duke I shkuar në rrugët e frymëmarrjes dhe me rrezik për jetën
Largimin e këtij trupi të huaj e kishin bërë pulmulogët me bronkoskopi.



