Ballina

Osmani: Faleminderit secilit që ka kontribuar që ta gëzojmë ditën e sotme, nga secili qytetar dhe familje

Me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës, është mbajtur edhe një pritje shtetërore ku morën pjesë ambasadorë, ministra, deputetë, ish-diplomatë të njohur.

E para që mori fjalën në pritjen shtetërore ishte presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ajo në fjalimin e saj ishte e shkurtër, duke bërë disa herë ‘Gëzuar’ me të gjithë të ftuarit.

“Gëzuar që mund të marrim frymë, gëzuar për aleancat e miqësitë tona, gëzuar për fëmijët tanë që na përkujtojnë që liria edhe pse me çmim të lartë e gjithë ajo sakrificë vërtetë ia ka vlejtur që ta shohim gëzimin e lumturinë në fytyrat e fëmijëve të sotëm. Faleminderit secilit që ka kontribuar që ta gëzojmë ditën e sotme, nga secili qytetar dhe familje. Deri tek secili mik i yni nga ata që kontribuan në 1999, e deri këta që i kemi sot me ne që nuk na lënë vetëm as në ditët e sotme që Kosova ecën e fortë dhe demokratike si një shembull i jashtëzakonshëm i një populli stoik”, tha presidentja Osmani.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button