Kryetari i PDK-së Bedri Hamza ka folur në seancën e jashtëzakonshme për zgjedhjet e qeverisë së re.
Çfarë tha ai?
“Presim përgjegjësi për respektimin e Kushtetutës. Fatkeqsisht të gjithë ne kemi përjetuar situate të pakëndshme si qytetatarë, sepse vitet e kaluara ky Kuvend ka prodhuar ligje anti-kushtetuese. Jam këtu që të jemi gardian si PDK për frymën tonë Kushtetuese. PDK, ka udhëhequr me qeveri para një decade, ku kemi qenë bashkëpunues për gjetje të koncensusit gjithmonë. Si partia ma e madhe opozitare tash e tutje, ne do të japim kontributin tonë për koncensus, por këtë mos e shihni si dobësi”
Ai tutje ia përmendi Kurtit se ekonomia në Kosovë ka tjetër fytyrë nga ajo që paraqiti i pari i VV-së.



