Qyetetarët raportojnë se në Llapsanellë hasën grafite nacionaliste të shkruara në mure, Prokuroria Speciale hap rast penal për vepren penale “nxitje e urrejtjes, dhe përçarjes”

Qytetarët në Llapsanellë të Graçanices kanë hasur grafite nacionaliste të shkruara me shkronja cirilik serbe.

Rasti u raportua në polici sot me datë 22 shtator.

Shkrimet sipas qytetarëve janë: Kur ushtria të kthehet në Kosovë”, një simbol që nënkupton “Vetëm bashkimi i shpëton serbët”, si dhe mbishkrimi “Grobari/ Kosovë e Metohi”.

Pas marrjes se informatave njesiti policor ka dal ne vendin e ngjarjes dhe ka bërë fotografime dhe ekzaminime.

Për rastin është njoftuar Prokurori i cili më pas ka udhëzuar që çështja t’i referohet Prokurorisë Speciale.

Ndërkaq hetimet për identifikimin e personave po vazhdon.

Artikuj të tjerë

Back to top button