Fadil Pushkolli njofton se pas arrestimit u intervistua nga Policia, ku dhe u lirua më pas

Fadil Pushkolli njoftoj sonte se është arrestuar në pikën kufitare te Bllacës me urdhër nga Serbia, sipas tij arrestimi i tij u bë për faktin që ai ishte pjesëtar i UÇK-së

Pak çaste më parë, Pushkolli njoftoi se është liruar.

“Pas një interviste dhe marrjes në pyetje, jam liruar nga Policia e Maqedonisë së Veriut.

Dua ta falënderoj Policinë e Maqedonisë së Veriut, në veçanti pjesëtarët e policisë shqiptare, për korrektësinë, respektin dhe sjelljen e mirë gjatë gjithë procedurës.

Faleminderit për korrektësinë dhe profesionalizmin!” shkroi ai.

Artikuj të tjerë

Back to top button