
Fisnik Asllani u zgjodh Lojtari i Ndeshjes pas performancës së shkëlqyer në ndeshjen e Hoffenheim ndaj Freiburgut.
Ai shënoi golin vendimtar vetëm 30 sekonda pas nisjes së pjesës së dytë, duke thyer bllokadën dhe duke ndihmuar skuadrën drejt një fitoreje të lehtë.
Përveç golit, Asllani ishte kërcënim konstant për mbrojtjen e Freiburgut, me disa tentime të rrezikshme, përfshirë një goditje nga distanca që portieri Atubolu priti në minutën e 66-të.



