
Njësia e Trafikut Rajonal në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, gjatë kontrollit të trafikut rrugor në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë në zonën e fshatit Maxhunaj, gjatë matjes së shpejtësisë me veturë me pajisje inteligjente kanë identifikuar tre kundërvajtës të cilët në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h, po zhvillonin shpejtësi mbi 150 km/h.
Ndaj kundërvajtësve janë shqiptuar gjoba prej treqind (300) euro, tre (3) pikë negative si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit me mjet motorik prej tre (3) muajsh në territorin e Republikës së Kosovës.
Policia apelon tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që ti përmbahen kufizimeve të shpejtësisë dhe rregullave të trafikut rrugor.



