Kurti pas takimit me Abdixhikun: Është hera e parë që kemi diskutuar për emra të përveçëm

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka folur pas takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke bërë të ditur se palët do t’i vazhdojnë bisedimet, raporton Ekonomia Online.

Kurti tha se gjatë takimit është rritur mirëbesimi mes palëve, ndërsa për herë të parë, sipas tij, është diskutuar konkretisht edhe për emra të përveçëm.

“Do të vazhdojmë bisedimet për shkak se është rritur mirëbesimi. Është hera e parë që kemi diskutuar për emra të përveçëm”, deklaroi Kurti.

Takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut ka zgjatur më shumë se dy orë, ndërsa diskutimet janë zhvilluar në kuadër të përpjekjeve për tejkalimin e ngërçit politik.

Artikuj të tjerë

Back to top button