Tragjike: 20 vjeçari nga Kosova mbytet në Liqenin e Komanit në Fierzë

Një 20-vjeçar ka humbur jetën nga mbytja në liqenin e Komanit në vendin e njohur si “Breg Lumi” në Fierzë.

Sipas policisë, dyshohet 20-vjeçari nga Kosova me inicialet L. D., ndodhej në shoqëri me disa shokë dhe ka pësuar aksidentin gjatë kohës që po lahej në liqen.

Ndërkaq, grupi hetimor i policisë është i pranishëm në vendngjarje dhe po kryen veprimet e nevojshme për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë: Tropojë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:30, në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, Fierzë, shtetasi kosovar L. D., rreth 20 vjeç, i cili ka qenë së bashku me disa shokë, dyshohet se është mbytur teksa lahej në liqen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

/rtsh.al/

Artikuj të tjerë

Back to top button