Lajme
Vdekja e të burgosurit në Prishtinë, policia jep detaje

Të mërkurën është raportuar se në Qendrën e Paraburgimit të Prishtinës ka ndërruar jetë i burgosuri H.B.
Rastin pas Shërbimit Korrektues të Kosovës e ka konfirmuar edhe Policia.
“Është pranuar informata për një person pa shenja jete. Rastit i janë përgjigjur njësitë relevante policore. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor” thuhet në njoftimin e Policisë.
Organet kompetente janë duke zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa bazuar në ligjet në fuqi, autopsia do të verifikojë shkakun e vdekjes.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.