
Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar punimet në objektin në lagjen Veternik të Prishtinës, ku sot humbi jetën një 49-vjeçar, pasi ra nga kati i pestë derisa ishte duke punuar.
Pas incidentit tragjik, inspektorët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë vendim për ndalimin e punimeve në objekt, ndërsa autoritetet po vazhdojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Rasti po hetohet nga organet kompetente.
Lexo edhe:



