Këta janë pesë serbët e arrestuar për krime lufte në Syriganë të Skenderajt

Pesë serbë janë arrestuar sot në aksionin e Prokurorisë Speciale të Kosovës.
Këta dyshohen për krime të luftës gjatë luftës së fundit, vrasjen e gjashtë civilëve shqiptarë në fshatin Syriganë të Skenderajt në periudhën maj-qershor 1998-të.
Sinisha Tomaseviq, Ratko Krakoviq, Nebojsha Tomaseviq, Goran Tomaseviq, dhe Predrag Tomaseviq.
Gjithashtu sipas informacioneve të gazetares, Sinisha Tomaseviq, është vëllai i Tadish Tomaseviq, i cili është shef i stacionit policor në Syriganë.
Hasani deklaron se nga gjashtë viktimat, njëri nga ata rezulton ende i zhdukur.



