Tahiri: Albin Kurti, me dashtë me zgjedhë Vjosa Osmanin, nesër e zgjedhë

Zgjedhja e Vjosa Osmanit në postin e Presidentes varet tërësisht nga vullneti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit Albin Kurti – po të dëshirojë, mund ta zgjedhë. Kështu deklaroi deputeti i PDK-së, Arian Tahiri, gjatë një paraqitjeje në “Debat Plus”.
“Vjosa Osmani nuk e ka problem PDK-në. Vjosa Osmani e ka problem Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen, asaj nuk i vjen rendi me ardh te PDK-ja hiq”, deklaroi Tahiri.
“Albin Kurti me dashtë me zgjedh Vjosa Osmanin, nesër e zgjedh. LDK i tregoi që nuk ka qasje refuzuese”, shtoi Tahiri.
Duke komentuar zhvillimet e përgjithshme politike dhe rolin e PDK-së, shefi i deputetëve të kësaj partie ritheksoi se ata mbeten të angazhuar në mbrojtjen e institucioneve. Tahiri paralajmëroi gjithashtu kundër rrezikut të përqendrimit të pushtetit, duke theksuar se “nuk është mirë për vendin me u bë pushtet dhe sistem autoritar që udhëhiqet prej një njeriu”.


