Pejë: E mitura goditet me shuplakë nga nëna e saj për një çokolladë, si pasojë e goditjes kishte humbur shikimin, Policia jep detaje

Nga: Natyra Dragusha
TandemPress mëson për një rast të rëndë dhune të ndodhur para disa ditësh, ku nëna e kishte goditur vajzën e saj 12 vjeçare.
A.GJ është paraqitur në polici në shoqërim të babait dhe ka raportuar se gjatë qëndrimit te nëna, A.B është goditur me shuplakë në fytyrë pasi kishte marrë një çokollatë pa leje.
E mitura sipas saj, për rreth 5,6 minuta i është humbur pamja në syrin e majtë, ndërsa më pas i është kthyer. Ajo ka deklaruar gjithashtu se nëna i bërtet vazhdimisht dhe i drejtohet me fjalë fyese.
Viktima ka refuzuar trajtim mjekësor, ndërsa lidhur me rastin janë përfshirë psikologu, Qendra për Punë Sociale dhe Mbrojtësi i Viktimave.
Prokurorja kujdestare ka urdhëruar inicimin e rastit ndaj të dyshuarës për “Dhunë në familje”.
Rasti mbetet nën hetim nga organet kompetente.



