28-vjetori i Epopesë së UÇK-së, Kuvendi nesër me seancë solemne

Nesër, më 5 mars do të mbahet seancë solemne në nder të 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.
Seanca do të fillojë nga ora 10:00.
Rreth mbajtjes së seancës së nesërme u deklarua të hënën edhe kryekuvendarja Albulena Haxhiu
“Së pari u dakorduam që ta mbajmë seancën solemne me rastin e 28 vjetorit të Epopesë së UÇK-së. Kjo seancë do të mbahet më 5 mars, nga ora 10:00, dhe përveç krerëve të shtetit, do të flasin edhe përfaqësues nga grupet parlamentare”, tha mes tjerash ajo.



