Aksident i rëndë në Banjë të Pejës, tre të lënduar

Një aksident trafiku me përfshirjen e dy veturave ndodhi sot në Banjë të Pejës, rreth orës 12:00.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar se tre persona pësuan lëndime trupore dhe u dërguan për trajtim në Spitalin e Pejës.

Lidhur me rastin, Policia po heton shkakun e aksidentit.

Artikuj të tjerë

Back to top button