Lufta në Iran, Pentagoni: Rreth 140 ushtarë amerikanë të plagosur, tetë prej tyre rëndë

Pentagoni ka lëshuar ​​një deklaratë, duke thënë se rreth 140 anëtarë të shërbimit amerikan janë plagosur që nga fillimi i luftës në Iran më 28 shkurt.

Në një deklaratë, zëdhënësi i Pentagonit, Sean Parnell, thotë se “shumica dërrmuese e këtyre lëndimeve kanë qenë të lehta” dhe 108 anëtarë të shërbimit janë rikthyer tashmë në detyrë.

Ndërkaq, ai u shpreh se tetë prej tyre, janë plagosur rëndë, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

“Tetë anëtarë të shërbimit mbeten të listuar si të plagosur rëndë dhe po marrin nivelin më të lartë të kujdesit mjekësor”, tha ai.

Artikuj të tjerë

Back to top button