
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka thënë që penaltia e akorduar për Real Madridin në mesjavë nuk qëndronte.
Mbretërit mposhtën Manchgester Cityn 3-0 në ndeshjen e parë të 1/8 së finales, dhe patën mundësi t’ia bëjnë katër kur ndërhyrja e portierit Gigi Donnarumma ndaj Vinicius Juniorit u cilësua si e palejueshme nga gjyqtari.
“Nuk ishte penalti, sepse Donnarumma e preku topin me dorë”, deklaroi Guardiola.



